Basketboll

PAS FITORES SË ËMBËL, TREPÇA ME TRANSFER NGA ELITA GREKE

Prishtinë(Asistionline) –  Fitores së sontme ndaj Bashkimit, skuadra e Trepçës ia ka bashkangjitur edhe një transfer tejet cilësor që e ka zyrtarizuar sonte.

Mitrovicasit pak çaste më parë kanë njoftuar, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën greke, Stavros Toutziarakis, që pritet të zbarkojë në Mitrovicë gjatë këtyre ditëve.

Toutziarakis luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë plotë 2.10cm. Në stinorin e fundit, ai ka luajtur për skuadrën elitare greke, ”Ionikos Nikaias”, ku në 4 ndeshje të zhvilluara sivjet, ka luajtur me mesatare prej, 0.5 pikëve, 2.3 kërcimeve e 0.3 asisteve për ndeshje.

Përpos karrierës në shumë skuadra greke, 33 vjeçari nga Florina e Greqisë, ka luajtur më parë në Hungari dhe Suedi, ndërsa me përvojën që ka, pritet të  sjellë siguri në trapezin e mitrovicasve.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.