Basketboll

MBYLLET XHIRO E 16-TË, GARË INTERESANTE PËR KREUN E TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesjavës që po lëmë pas, është luajtur edhe xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në Basketboll me sfida shumë interesante.

Si zakonisht ndeshjet janë zhvilluar të mërkurën dhe të enjtën.

Të mërkurën, Ponte Prizreni triumfoi në udhëtim te Vëllaznimi i Gjakovës. Përderisa, Peja mposhti Rahovecin në kryendeshjen e xhiros, që me plotë të drejtë e arsyetoi këtë epitet.

Ndërsa të enjtën, Trepça arriti fitore të madhe në kryeqytet, duke mposhtur pas plotë 3 vitesh, Sigal Prishtinën. E në ndeshjen e fundit të xhiros, Ylli ngadhënjeu në shtëpi ndaj Bashkimit, në një sfidë tejet interesante deri në fund.

——————————————————————————————————————————————————————

Java 16
Vëllaznimi : Ponte Prizreni92 : 112
Peja : Rahoveci90 : 85
Sigal Prishtina : Trepça75 : 79
Golden Eagle Ylli : Bashkimi96 : 73

Tabela pas xhiros së 15-të:

#EkipiNdeshjetFitoretHumbjetShënuaraPranuaraKosh DiferencaPikët
1Rahoveci16124131412219328
2Peja16115133512459027
3Ponte Prizreni16115136312739027
4Golden Eagle Ylli161061355124710826
5Bashkimi168812991324-2524
6Sigal Prishtina1641212251335-11020
7Vëllaznimi1641212131326-11320
8Trepça1641211731306-13320

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.