Basketboll

SUPER-NDESHJE NË RUSI, FENERBAHÇE ME FITOREN E GJASHTË RADHAZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe e ka arritur edhe fitoren e gjashtë rresht në Euroligë, falë triumfit të sontëm përballë, CSKA Moskës.

Skuadra turke nga Stambolli që sivjet po drejtohet nga Igor Kokoshkov, ka fituar me shumë mund në udhëtim tek CSKA Moska në derbin e xhiros në Euroligë me rezultatin, 83-89.

Çeku, Jan Veseley ishte i jashtëzakonshëm në këtë super-fitore të Fenerit me 24 pikë, 6 kërcime e 3 asiste i ndihmuar edhe nga ish lojtari i CSKA-së, Nando DeColo me 22 pikë.

Te CSKA-ja s’mjaftuan për fitore, Tornike Shengelia me 18 pikë e Janis Stelnieks me 12 pikë.

Pas xhiros së 21-të, Feneri ka 11 fitore e 10 humbje dhe ngjitet në vendin e 7-të. Përderisa, CSKA-ja ka 15 fitore e 6 humbje dhe mbetet e para në tabelë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.