ISH-TRAJNERI I PEJËS, BËHET ME SKUADËR TË RE
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas largimit nga skuadra kosovare e Pejës, trajneri turk, Semsettin Bas është tashmë është bërë me skuadër të re.
44 vjeçari nga Turqia, ka njoftuar se nga tash e tutje, do ta drejtojë skuadrën nga Liga e dytë turke, ”BB Egospor” e cila aktualisht ka bilanc perfekt në këtë garë, 4 ndeshje dhe 4 fitore.
Bas drejtoi skuadrën e Pejës në 2 ndeshje, duke arritur 1 fitore dhe 1 humbje, përderisa u largua me vetëdëshirë dhe për AsistiOnline.com, kishte thënë se iu është dashur të largohet shkaku i problemeve personale familjare.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.