Basketboll

EKSKLUZIVE: EDHE NJË PËRFORCIM I SPIKATUR TE VËLLAZNIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe një përforcim cilësor do ti shtohet ‘gardës’ së Ljupcho Malinkovit te Vëllaznimi, për të kërkuar mbetjen në elitëm e basketbollit të Kosovës.

Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, gjakovarët kanë shtuar në skuadër edhe basketbollistin amerikan, Deondre Ray.

Lojtari në fjalë luan në pozitat fundore, 1/2/3 pa problem dhe ka një gjatësi interesante për pozitën e tij, 196 centimetra.

Ray në stinorin e kaluar është paraqitur për skuadrën nga elita sllovake, ”Rieker” me të cilët ka pasur mesatare prej, 13.4 pikëve, 5.0 kërcimeve dhe 2.0 asisteve për ndeshje.

27 vjeçari i lindur në Fort Worth të SHBA-ve, më herët ka pasur përvojë edhe në Gjeorgji dhe Rumani.

Skuadra e Vëllaznimit me këto dy transfere të fundit, pritet ta fuqizojë konsiderueshëm ekipin në luftë për mbijetesë në basketbollin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.