YLLI VAZHDON FORMËN E LARTË, AFROHET TE POZITA E PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka arritur edhe fitoren e tretë me radhë nga po aq ndeshje në stinorin pranveror të elitës së basketbollit kosovar.
Therandasit me shumë mund dhe kthesa në rezultat, kanë arritur të fitojnë në udhëtim te Trepça me rezultatin final të sfidës, 72-78.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me Yllin që e fitoi çerekun e parë, 19-25, por që Trepça u rikthye shpejtë dhe fitoi çerekun e dytë, 23-12, përderisa ekipet shkuan në pushim me rezultatin, 42-37, në favor të Trepçës.
Loja e mirë e vendasve nga Mitrovica, vazhdoi edhe në çerekun e tretë, ata e fituan edhe këtë periodë me 4 pikë dallim(21-17), por që Ylli nuk u dorëzua, djelmoshat e trajnerit, Fatih Gezer luftuan shumë në periudhën e fundit dhe falë kësaj arritën rikthimin e rezultatit, duke fituar thellë periodën vendimtare(9-24) dhe në fund e fituan sfidën.
4 basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte: Mitchell Wilbekin(24), Erjon Kastrati(15), Valon Bunjaku(14) dhe Gëzim Morina(12).
Te Trepça s’mjaftuan për fitore, Ivan Koljeviç me 17 pikë, 9 kërcime e 7 asiste, Dillon Smith me 16 pikë, Stavros Toutziarakis me 16 pikë dhe Drilon Hajrizi me 12 sosh.
Pas xhiros së 17-të, Ylli gjendet i 3-ti me 28 pikë, 11 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Trepça mbetet e fundit me 21 pikë, 4 fitore e 13 humbje.
Në xhiron e radhës, Ylli i shkon Prishtinës e Trepça, Vëllaznimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.