Basketboll

ZYRTARE: FINAL EIGHTI I KUPËS MBAHET NË SUHAREKË

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka njoftuar sot se ka marrë vendim që KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka të jetë organizator i Final 8 Kupës së Kosovës në datat 3-7.02.2021.

Pas njoftimit më 21.01.2021 nga KB Rahoveci për tërheqje nga organizimi i Final 8 Kupës së Kosovës 2021, më 22.01.2021 interesimin për organizimin e këtij eventi prestigjioz e ka shprehur KB Golden Eagle Ylli nga Suhareka dhe pas votimit nëpërmjet deklarimit elekontronik të anëtarëve të Bordit të FBK-së konform Nenit 6, alineja B të Rregullores së Punës së Bordit të FBK-së, thuhet se KB Golden Eagle Ylli është shpallur organizator i Final 8.

 

Komentet janë të mbyllura.