Basketboll

ISTOGU E NISË ME FITORE TË THELLË STINORIN PRANVEROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Istogut e ka nisur me fitore të thellë stinorin pranveror të Ligës së parë.

Istogasit kanë triumfuar në xhiron e parë të stinorit pranveror ndaj Feronikelit me rezultatin final, 49-111.

Të gjithë lojtarët e Istogut arritën të shënojnë pikë në këtë takim, ndërsa më të dalluarit ishin, Diamant Shabani me 16 pikë, Labinot Kelmendi me 15 pikë, Terrick Phillips me 14 pikë e Ardit Pepaj me 11 pikë.

Te Feronikeli me lojë të mirë u dalluan, Endrit Ibrahimi me 17 pikë e Valdet Shala me 8 pikë.

Me këtë fitore, Istogu barazohet me pikë me liderin e tabelës(18), 8 fitore e 2 humbje.

Ndërsa, Nikli ka 13 pikë, 3 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.