Basketboll

FITORJA E KATËRT RADHAZI, YLLI VAZHDON SHKËLQIMIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar me shumë mund, njërën prej përballjeve kryesore në xhiron e 18-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Theranda ka arritur të triumfojë në udhëtim ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin final të sfidës që ishte shumë interesante, 60-68.

Ishin vendasit nga Prishtina ata që e nisën pak më mirë këtë sfidë, duke fituar çerekun e parë, 14-12, por Ylli u rikthye shpejtë dhe e fitoi pak më mirë çerekun e dytë, 14-18, ndërsa pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat, 28-30.

Loja tepër e ngushtë mes dy skuadrave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, therandasit arritën që ti fitojnë poashtu ngushtë edhe çerekun e tretë dhe të katërt(15-18, 17-20), duke e konfirmuar kështu edhe një fitore të rëndësishme që ju nidhmon për ta fituar pozitën e parë që ju siguron përparësinë e vendasit në ndeshjet e plejofit.

Erjon Kastrati ishte i jashtëzakonshëm në këtë fitore të Yllit sonte me 26 pikë(4/6 për 3) dhe 9 kërcime, por u dalluan edhe Valon Bunjaku e Mitchel Wilbekin me nga 10 pikë.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Nigel Johnson me 22 pikë e Daniel Lekndreaj me 14 pikë.

Pas xhiros së 18-të, Ylli ngritet së paku përkohësisht në pozitën e parë me 30 pikë, 12 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Prishtina mbetet e 6-ta me 23 pikë, 5 fitore e 13 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Ponte Prizrenit, ndërsa, Ylli e pret Vëllaznimin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.