Basketboll

VASHAT E BASHKIMIT ARRIJNË FITOREN E DYTË NË PRANVERË

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka arritur edhe fitoren e dytë rresht në stinorin pranveror të Superligës së femrave.

Vashat prizrenase kanë triumfuar në udhëtim tek Trepça me rezultat solid, 58-68.

Si zakonisht amerikania e ekipit, Lejzae Davidson shkëlqeu edhe në këtë takim për Bashkimin me 32 pikë të shënuara, ndihmuar edhe nga Jeta Zeka me 9 pikë e Sara Vraniqi me 8 sosh.

Te Trepça debutuan dy përforcimet e huaja, Andraquay Quinnine që ishte më e dalluara me 31 pikë e 9 kërcime dhe Alyson Johnson me 6 pikë, por që ishin të pamjaftueshme për fitore.

Pas xhiros së 12-të, Bashkimi mbetet i pari në tabelë me 11 fitore e 1 humbje. Përderisa, Trepça e parafundit me 13 pikë, 1 fitore e 11 humbje.

Në xhiron e radhës, Bashkimi e pret Prishtinën e Trepça udhëton te Kastrioti.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.