Basketboll

ARBËR BERISHA DEBUTOI ME EKIPIN E RI TURK

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar, Arbër Berisha ka debutuar sot me skuadrën e re.

Qendra suharekase për të cilin AsistiOnline.com, njoftoi se ka arritur marrëveshje me një skuadër turke, sot ka debutuar me këtë ekip.

Berisha që ishte transferuar tek ”Bornova” në Ligën e parë turke, sot bëri debutimin e tij, duke arritur që për 13 minuta lojë të realizojë, 9 pikë dhe 2 kërcime, që mund të thuhet se është një paraqitje e mirë e tij.

Skuadra e Berishës, sonte humbi ngushtë në shtëpi nga Samsunspori, 80-82, por vazhdon të mbetet në pozitën e dytë në tabelë dhe prej skuadrave pretendente kryesore për tu inkuadruar në elitën turke.

/AsistiOnline.com/

ARBËR BERISHA TRANSFEROHET TEK SKUADRA QË PRETENDON ELITËN TURKE

 

Komentet janë të mbyllura.