LAKERS ME TRIUMF MINIMAL NDAJ BOSTONIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angjelos Lakers e kanë arritur një fitore shumë të vështirë në mesnatën që po e lëmë pas në NBA.
Skuadra e Lakers ka arritur të mposht Boston Celtics me shumë telashe dhe minimalisht, 95-96.
Anthony Davis me double-double(27pk,14krc) dhe LeBron James me 21 pikë, spikatën në këtë fitore të Lakers.
Tek Bostoni s’mjaftuan për fitore, Jayson Tatum me 30 pikë e Jaylen Brown me 28 sosh.
Tash Lakers me 15 fitore e vetëm 6 humbje, gjendet në pozitën e tretë në perëndim. Ndërsa, Celtics gjenden në pozitën e 5-të në Lindje me 10 fitore e 8 humbje.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=DJSSKdYdoAw
Komentet janë të mbyllura.