Basketboll

5-SHJA E JAVËS NGA XHIRO 19 E SUPERLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 19-të në Superligën e Kosovës në basketboll na solli ndeshje mjaftë interesante, ndërsa 5 lojtarët që u dalluan ishin Koljeviç, Hajrizi e Stavros nga Trepça, si dhe Mala e Hoehn nga Bashkimi.

1.Organizatori më I mirë i xhiros së 19-të ishte Ivan Koljeviçi i Trepçës, që së bashku me Hajrizin dhe Stavrosin, ia sollën fitoren e tretë pranverore Trepçës. Ivan në këtë sfidë luajti me double-double, 33 pikë(7/13 për 3 pikë apo 53% dhe 4/4 nga tentimet për 2 dhe gjuajtjet e lira), duke shtuar edhe 10 asiste, 4 kërcime dhe 3 vjedhje topash. Kjo performancë i dha Koljeviçit indeksin prej +42 e që ishte më i larti për një plejmejker, por edhe komplet lojtarët në këtë xhiro.

2. Fundori më i mirë I xhiros, pa as mëdyshjen më të vogël, ishte fantastiku mitrovicas, Musab Mala, që ishte maestral në fitoren e madhe të Bashkimit përballë Rahovecit. Me plotë 38 pikë të realizuara, ku pati saktësi fenomenale nga vija për 2 pikë pasi realizoi 7 nga 9 tentimet apo 77%, 5 nga 10 tentimet për treshe, si dhe kishte realizuar 9 nga 11 gjuajtjet e lira. Musabi shtoi edhe 3 kërcime e 1 asist në këtë duel dhe për këtë performancë u vlerësua me indeksin +25 që i dha pozitën e fundorit më të mirë të xhiros së 19-të.

3.Pozita e alos më të mirë këtë xhiro i takon Sean Hoeh-it të Bashkimit që ishte ndër dy basketbollistët më meritorë për fitoren e portokallinjëve këtë vikend(Me Musab Malën). Hoehn në duelin përballë Rahovecit, luajti me 30 pikë të realizuara, prej tyre 8/8 nga gjuajtjet e lira, duke shtuar edhe 5 kërcime, 3 asistime dhe plotë 7 vjedhje të topave, kurse këto statistika atij i siguruan pozitën e alos më të mirë këtë xhiro me indeks prej +31.

4. Alo-qendra me e mirë edhe këtë xhiro të elitës kosovare, ishte Drilon Hajrizi i Trepçës që udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores së madhe ndaj Pejës. Hajrizi ndeshjen përballë pejanëve, për pak sa nuk e përfundoi me shifrat magjike triple-double, pasiqë realizoi 32 pikë duke, asistuar 9 herë për
bashkëlojtarët, por edhe kapur edhe 8 topa nën kosh e vjedhur 2 topa, që i dhanë indeksin prej +38 e që ishte më I larti për një alo-qendër në këtë xhiro.

5. Edhe një lojtar i Trepçës ka zënë vend në pesëshën e javës te Asistit në këtë xhiro. Pozita e qendrës më të mirë këtë javë me plotë të drejtë i takon grekut, Stavros Toutziarakis që çdoherë e më shumë po bind me paraqitjet e tij tek Trepça. Stavros në fitoren përballë Pejës realizoi double-double
prej 17 pikëve, 10 kërcimeve, por edhe 6 asisteve për bashkëlojtarët dhe 1 bllokade për kundërshtarin. Këto statistika atij i dhanë indeksin prej +27 e që ishte larg më I miri nga qendrat e kësaj xhiroje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.