Basketboll

MBYLLET XHIRO E 19-TË, SUPERLIGA ME LIDER TË RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë fundjavës që po lëmë pas, është luajtur edhe xhiro e 16-të e Superligës së Kosovës në Basketboll me sfida shumë interesante.

Si zakonisht ndeshjet janë zhvilluar të shtunën dhe të dielën.

Në ndeshjen e parë të xhiros që u luajt të shtunën, Sigal Prishtina arriti fitore të madhe në udhëtim te Ponte Prizreni. Përderisa në po të njejtën ditë, Trepça fitoi derbin e rivalëve të vjetër ndaj Pejës.

Ndërsa të dielën, fillimisht Ylli e mposhti Vëllaznimin me shumë telashe. Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Bashkimi arriti fitore dramatike në fund ndaj Rahovecit.


Java 19
Ponte Prizreni : Sigal Prishtina 66 : 74
Trepça : Peja 110 : 91
Golden Eagle Ylli : Vëllaznimi 75 : 71
Bashkimi : Rahoveci 86 : 83

Tabela pas xhiros së 19-të:

# Ekipi Ndeshjet Fitoret Humbjet Shënuara Pranuara Kosh Diferenca Pikët
1 Golden Eagle Ylli 19 13 6 1576 1450 126 32
2 Ponte Prizreni 19 13 6 1616 1515 101 32
3 Peja 19 12 7 1602 1502 100 31
4 Rahoveci 19 12 7 1559 1498 61 31
5 Bashkimi 19 10 9 1522 1569 -47 29
6 Sigal Prishtina 19 6 13 1452 1544 -92 25
7 Trepça 19 6 13 1438 1557 -119 25
8 Vëllaznimi 19 4 15 1433 1563 -130 23

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.