Basketboll

BASHKIMI PËRFORCOHET PARA NDESHJES ME YLLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit është përforcuar me lojtar të huaj, para përballjes së sontme për Kupë ndaj Yllit.

Portokallinjët më herët kanë njoftuar, se kanë transferuar në radhët e tyre, basketbollistin malazez, Milos Latkovic i cili luan në pozitën e fundorit.

Latkovic i gjatë 1.96 cm, së fundmi është paraqitur me skuadrën malazeze, ”KK Teodo Tivat” dhe ka luajtur me mesatare prej, 7.7 pikëve, 3.7 kërcimeve dhe 3.3 asisteve.

27 vjeçari nga Cetinje më parë ka veshur edhe fanellat e skuadrave si: Mornar (Mali i Zi), Lovcen (Mali i Zi), Ulcinska Rivijera (Mali i Zi), Nassjo (Suedi), BC Kyiv (Ukrainë) etj.

Lojtari në fjalë iu është bashkuar skuadrës prizrenase dhe do të jetë i gatshëm sonte për ndeshjen e Kupës në “Final 8” që ata do e luajnë kundër Yllit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.