YLLI PA TELASHE NË GJYSMËFINALE TË KUPËS SË KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, pas fitores që e arriti sonte ndaj Bashkimit të Prizrenit.
Në shtëpinë e tyre ”13 Qershori” në Suharekë, aty edhe ku po organizohet ky ”Final Eight”, skuadra e Golden Eagle Yllit ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultatin përfundimtar, 74-60.
Qysh në start, vendasit nga Suhareka e nisën më mirë se prizrenasit këtë duel, duke fituar fillimisht çerekun e parë, 21-10, ndërsa edhe perioda e dytë ju takoi atyre, 19-14 dhe pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultat, 40-24.
Loja e mirë e Yllit vazhdoi edhe në periudhën e tretë të cilët ekipi i Gezerit e fitoi, 18-11, ndërsa përkundër humbjes së çerekut të katërt(16-25), kjo nuk ndikoi në fitoren e Yllit, që triumfin në këtë takim, veçse e kishte siguruar në çerekun e tretë.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Yllit sonte, Elyjah Clark me 13 pikë, Gëzim Morina e Valon Bunjaku me nga 12 pikë, si dhe Erjon Kastrati me 11 pikë.
Te Bashkimi me lojë të mirë u dalluan, Sean Hoehn me 13 pikë, Juljan Hamati me 12 pikë e transferi i ri, Milos Latkovic me 10 pikë.
Me këtë fitore, Ylli u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, atje ku e pret Rahoveci.
Gjysmëfinalja ndërmjet Rahovecit dhe Yllit zhvillohet të premtën nga ora 16:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.