Basketboll

AS PRISHTINA NË FINALE TË KUPËS SË LIGËS SË PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e As Prishtinës është finalisti i dytë i Kupës së Ligës së parë.

Në derbin e rivalëve lokalë nga Prishtina, Asi i Valentin Spaqit ka arritur që para pak çastesh, ta mposhtë ekipin e Marigona Hillit në gjysmëfinalen e zhvilluar në Suharekë me rezultat shumë dramatik, 72-73.

Rrjedha e ndeshjes ishte tejet interesante dhe e ngushtë me As Prishtinën që i fitoi dy periodat e para të takimit me rezultat minimal(16-15, 27-26), ndërsa në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. As Prishtina e përmbysi rezultatin, duke e fituar periodën e tretë (14-18), përderisa çereku i fundit ishte tepër dramatik me skuadrat që luftuan shumë për fitore, përkundër se MH Prishtina e fitoi këtë periodë(15-14), As Prishtna iu gëzua fitores dramatike dhe minimale, falë shënimit të një gjuajtje të lirë nga Kujtim Sadiku, pikë e cila ishte vendimtare për fitoren e klubit të Valentin Spaqit.

Individët më të dalluar në fitoren e As Prishtinës sot ishin: Alban Latifaj me 23 pikë, 7 kërcime, 6 asiste dhe 4 vjedhje topash, Dardan Sejdiu me double-double(21pk, 12 krc) dhe Albatrit Berisha me 13 pikë.

Te MH Prishtina s’mjaftuan për fitore: Edin Peci me 19 pikë, Visar Ejupi me 18 pikë dhe Donat Musa me 12 sosh.

Me këtë triumf, As Prishtina arrin në finale të Kupës së Kosovës për Ligën e parë dhe në finale do të takohet me RC Cola Dritën e Gjilanit.

Finalja e Ligës së parë luhet nesër nga ora 13:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.