Basketboll

GOLDEN STATE PA QENDËR MPOSHTË DALLASIN ME 31 PIKË EPËRSI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e zhvilluar në American Airlines Center kishte vetëm një emër. Kelly Oubre Jr. bëri paraqitjen më të mirë në karrierë duke shënuar plotë 40 pikë, nga to 7 treshe nga 21 tentime. Ai kontribuoi edhe me 8 kërcime e dy asistime, statistika këto që e bënë lojtarin më të mirë të ndeshjes.

Kështu, Golden State Ëarriors mposhtën pas 2 vitesh Dallasin me rezultat të thellë 147-116, duke thelluar edhe më shumë krizën e Mavericks që po kalon në këtë sezon.

Tani, Doncici me shokë regjistrojnë humbjen e 7-të rradhazi në shtëpi ose për të thënë më mirë, humbjen e 8-të në 10 ndeshjet e fundit. Se problemet nuk kanë fund për Dallasin, kjo e tregon më së mirti edhe kërcimet në ndeshje.

Golden State që luanin pa asnjë qendër në këtë takim, kanë kërcyer 45 herë, tri më shumë se Dallasi. Kësaj ja shtojmë edhe 50 pikët e shënuara nën drejtkëndësh nga Golden State krahas 28 nga Dallasi. Këtu vlen të ceket se në këtë ndeshje, asnjë lojtar I Golden State nuk ishte më I gjatë se
2.04 metra dhe në total ishin vetëm 9 lojtar.

Në takimin që u transmetua drejtpërdrejt në Art Motion, nga dy skuadrat janë shënuar plotë 89 dy pikësha dhe besoni apo jo, në 48 minuta janë shënuar 42 tri pikësha. Ëarriors kanë shënuar 51 dy pikësha nga 89 tentime duke qenë të saktë 57.3% ndërsa nga treshet shënuan 22 nga 43 tentime duke qenë të saktë 51.2%.

Nga ana tjetër, 38 dy pikësha janë realizuar nga Mavericks kurse nga treshet janë shënuar 20 nga 50 tentime. Lajmi i vetëm pozitiv për Dallasin kanë qenë 27 pikët e Luka Doncicit, që tani ka
shënuar mbi 25 pikë në 9 ndeshje rradhazi.

Në ndeshje Dallasi po vinte pas fitores së fundit të arritur ndaj Atlanta Haëk dhe nga shumë u mendua si piknisje e re drejt fitoreve, por nuk ndodhi kështu.

Takimi filloi me intenzitet të lartë dhe dy skuadrat po luanin në stilin “Run and Gun”, dhe nuk mbroheshin por synim kishin vetëm të shënonin. Në festivalin e pikëve, çereku i parë përfundoi në të mirë të Ëarriors, 36-34.

Me po të njëjtin intenzitet filloi edhe 12 minutëshi tjetër që u realizuan plotë 80 pikë nga skuadrat. Përndryshe Dallasi me një efikasitet më të mirë se Golden State, bëri që ta fitonin çerekun 42-38, me epilog të përgjithshëm, 74- 76.

Pas pjesës së parë, super ndeshje premtohej edhe në pjesën e dytë. Pika ku Dallasi humbën koncentrimin dhe nuk po performonin aspak mirë në sulm, Golden State e shfrytëzoi për mrekulli duke krijuar epërsinë e lartë ndaj Dallasit. Luftëtarët këtë çerek e fituan 36-20 dhe rezultati I përgjithshëm tregonte 110-96.

Me të njëjtin avaz filloi edhe 12 minutëshi I fundit ku Dallasi ishin inekzistent dhe me performancën fantasikte të Oubre Jr., rezultati final ishte plus 31 për Ëarriors, 147-116.

Ishte hera e parë që nga 8 janari i vitit 1991 për Golden State Ëarriors që arrijnë të realizojnë mbi 30 pikë në çdo çerek të ndeshjes. Njeriu i takimit ishte Kelly Oubre Jr me 40 pikë, 8 kërcime, 2 asistime dhe 1 top të vjedhur. Pas tij me double double montruoz ishte Draymond Green që shpërndau hiç më pak se 15 asiste duke shënuar edhe 11 pikë. Steph Curry e përfundoi takimin m 28 pikë, 3 kërcime e 6 asistime.

Nga ana tjetër, më i dalluari ishte i zakonshmi Luka Doncic me 27 pikë e dy gjatshe, 6 kërcime e 6 asisitme. Ndërsa letonezi Porzingis i qëndroi përkrahu me 25 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.

Tani Golden State kanë seri 12 fitore e 10 humbje kurse Dallasi ka 9 fitore e 14 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=ThKqOvkjjc4

Komentet janë të mbyllura.