Z Mobile Prishtina mbetet skuadra e vetme pa humbje në Superligë pasi mbijetoi duelin dramatik të El Clasicos së basketbollit kosovar kundër Trepçës në Minatori dhe përkundër faktit se pjesën më të madhe të duelit ishte në disavantazh, kaltër e bardhët në fund triumfuan me rezultat 88 me 83.
Në një atmosferë të zjarrtë në Minatori, Trepça ktë herë ishte rivale e denjë e Z Mobile Prishtinës e cila u paraqit pa Dardan Berishën, Edo Azemin dhe qendrën Halid Bukiqun, që si duket e ka përfunduar kontratën dhe është larguar, megjithatë në mungesë të kësaj tresheje rolin e udhëheqësve e mori dyshja fantastike, Mikaile Tmusic – Divine Myles që shënoi 57 nga 88 pikët e prishtinasve.
Reprezentuesi i Kosovës ishte i pandalshëm dhe snajperi i Tmusiqit në kte duel funksionoi në mënyrë perfekte duke qëlluar 8 treshe nga 12 tentime ndërsa ndeshjen e përmbylli me 29 pikë, 5 kërcime e 2 asistime.
Plejmejkeri amerikan ishte gati njësoj efikas dhe Miles e përmbylli ndeshjen me 28 pikë dhe po ashtu efikasitet fenomenal. Nga 13 tentime ai qëlloi 8 dyshe ndërsa ishte 100% i saktë për treshe…gjuajti dhe qëlloi të tri tentimet
Lojtarë tjetër që realizoi pikë dyshifrore përpos Tmusicit dhe Maylsit, ishte Rodney Bullock i cili kontribuoi me 11 pikë e 4 kërcime. Kontribut për këtë fitore të Z Mobile Prishtina dhanë edhe dyshja Fisnik Rugova e Meriton Ismaili. Fisi ndeshjen e përfundoi me 8 pikë, duke kërcuar 6 herë dhe asistuar 3 herë, kurse Meritoni në këtë duel realizoi 6 pikë, por shtoi 2 dyshe, 2 kërcime e 2 asistime.
Nga ana tjetër te Trepça lider edhe një herë me radhë ishte Samir Zekiqi i cili luajti me 26 pikë, prej tyre 4 treshe ndërsa pati edhe 8 kërcime dhe rrëmbeu 3 topa.
Shfaqje të mirë në këtë ndeshje për Trepçën patën edhe Imer Tahiri, Aron Anderson dhe Besnik Azemi, të cilët realizuan pikë dyshifrore.
Imer Tahiri shënoi 15 pikë ndërsa plejmejkeri Anderson 12 sosh por shtoi edhe 7 asistime dhe vodhi 4 topa. Qendra Besnik Azemi edhe pse jo i shëruar plotësisht , nuk u kursye në këtë takim dhe ndihmoi skuadrën me 10 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Çereku i parë i ndeshjes ishte plotësisht i niveluar dhe rezultati u barazua 3 herë, së fundmi , 59 sekonda para fundit Fisnik Rugova shënoi për 16 me 16 ndërsa dallimin në kte çerek e bëri Samir Zekiqi i cili në sulmin e fundit realizoi treshe dhe rezultati pas 10 minutave të para figuronte 19:16 për Trepçën.
Fillimi i çerekut të dytë i takoi Trepçës e cila shtoi epërsinë ndaj Z Mobile Prishtinës deri në plus 9 pikë. Në dy raste, mitrovicasit kishin kte epërsi. Herën e parë, Besnik Azemi shënoi për 33:24 dhe pas këtyre dy gjuajtjeve të lira të Samir Zekiqit, 2 minuta e 38 sekonda deri në fund, rezultati ishte 35 me 26.
Pas kësaj epërsie, përgjigja e prishtinasve erdhi përmes të 8 pikëve resht që i realizoi Tmusiqi. Fillimisht qëlloi dyshen dhe më pas bombardoi dy herë rresht nga distanca për tri pikë.
Kështu, pas 20 minutave të para, skuadrat në pushim shkuan me 4 pikë epërsi për Trepçën, 38:34.
Fillimi i çerekut të tretë ishte i ngjashëm me dy të parët. Në fakt, në këtë 10-minutësh epërsia e mitrovicasve shkoi deri në +10, ndodhi kjo kur në semafor kishin mbetur 4 minuta e 9 sekonda dhe Imer Tahiri me këto 2 pikë e qoi rezultatin në 56 me 46 në favorin e xehtarëvë.
Mirëpo, deri në fund të 30 minutave lojë, Z Mobile Prishtina sërish ndërmori seri prej 14 me 8 dhe 13 sekonda pa përfunduar ky çerek, Myles me ktë 2-pikësh e afroi sërish rezultatin:, Trepça 64, Z Mobile Prishtina 60.
Drama dhe adrenalina arriti maksimumin në 5 minutat e fundit të duelit.
Pas barazimit të rezultatit nga Bullock në 64 me 64, rezultati u nivelua edhe dy herë të tjera.
Së pari 3 minuta e 45 sekonda pa përfunduar dueli pas këtyre dy gjuajtjeve të lira të sakta, Anderson e bëri 77 me 77.
Ndërkohë, Tmusiq me këtë gjuajtje të lirë të saktë, ndërsa kishin mbetur edhe 1 minuta e 37 sekonda barazoi në 81 me 81.
Pa dyshim se momenti vendimtar në kte duel ishte treshja e alos amerikane, Ahmed Bashiq i cili qëlloi nga këndi, kur në semfaor kishin mbetur 1 minut e 4 sekonda para fundit, duke i kaluar mysafirët në epërsi prej 81:84.
Nga ana tjetër u përgjigj Andersoni me dyshe dhe e ngushtoi epërsinë ë mysafirëve në 83:84 por në aksionin vijues të prishtinasve, 10 sekonda para fundit, lojtari më mirë i ndeshjes, Miakile Tmusiq realizoi treshen e tij të tetë në kte duel për të vulosur fatin e duelit.
Në sulmin e fundit të Trepçës, Anderson gaboi në pasim ndërsa Miles i cili e vodhi topin u falua pikërisht nga plejmejkeri mitrovicas dhe pasi qëlloi një nga dy gjuajtjet e lira, vendosi rezultatin përfundimtar të duelit, Trepça 83, Z Mobile Prishtina 88.
Ishte kjo edhe një fitore e Z Mobile Prishtinës që nuk di për humbje sivjet kurse për Trepçën është disfata e 13-të në 22 xhirot e zhvilluara.
Komentet janë të mbyllura.