Basketboll

RAHOVECI SHKARKON NGA DETYRA BUJAR LOCIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Humbja e Rahovecit nga Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës i ka kushtuar me shkarkim nga detyra, trajnerit të deritanishëm të ‘vreshtarëve’.

Vetë skuadra e Rahovecit nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm të ekipit, Bujar Locin të cilin e ka falenderuar për bashkëpunimin e deritanishëm.

Bordi i KB Rahoveci në mbledhjen e fundit të mbajtur pas zhvillimit të FINAL 8 ka analizuar rrjedhën e kampionatit dhe pozicionin aktual të skuadrës sonë në këtë fazë të garave edhe në Superligë.
Pas shqyrtimeve dhe diskutimeve për gjetjen e një rrugëdalje nga këto rezultate, në marrëveshje edhe me trajnerin Bujar Loci, ka vendosur që të shkëpus bashkëpunimit me këtë të fundit.
Bordi ka vlerësuar se skuadra po hynë në një fazë kruciale të kampionatit dhe e ka parë të domosdoshëm këtë veprim. Bordi dëshiron ta falënderoj trajnerin Loci për tërë angazhimin në pjesën e parë të kampionatit pasi siç dihet i njëjti e mori drejtimin e klubit në fazë jo të mirë.
Bordi i dëshiron çdo të mirë dhe suksese në të ardhmen trajnerit Loci, derisa ditëve të ardhshme do të vendoset edhe për kryetrajnerin e ri”, thotë njoftimi i klubit nga qyteti i vreshtave.

AsistiOnline.com ka mësuar se skuadra e Rahovecit shumë shpejtë do ta zyrtarizojë emrin e trajnerit të ri, që do ti prijë ekipit në vijim të stinorit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.