Basketboll

LAMELO BALL NUK NDALET! TRE REKORDE TË REJA BRENDA NJË NATE

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllau i vogël i Lonzo Ball, LaMelo Ball po vazhdon të jetë fantastik, ndeshje pas ndeshje me skuadrën e tij Charlotte Hornets.

Zgjedhja apo piku i tretë në draftet e vitit 2020 ka kaluar të gjithë pritshmëritë duke pasur një sezon edhe më të mirë se vëllau i tij Lonzo.

Në fitoren e Charlottes ndaj Houstonit me rezultat 119-94, LaMelo Ball ka barazuar rekordin e DJ Augustinit dhe PJ Ëashingtonit me 7 treshe të shënuara brenda një ndeshje si lojtar i ri në NBA.

DJ Augustin e kishte arritur në vitin 2009 kurse PJ Ëashington në sezonin e kaluar. Por ky nuk është rekordi i vetëm që Ball theu në këtë mbrëmje. Ndaj Houstonit, LaMelo e mbylli ndeshjen me 24 pikë, 10 asistime e 7 kërcime dhe kështu iu bashkua LeBron Jamesit dhe Luka Doncicit në librat e historisë. 19-vjeçari u bë basketbollisti I tretë në histori që me 19 vite arrin të regjistroj mesatarisht 20 pikë, 10 asistime e 5 kërcime në ndeshje.

Ball poashtu është bërë basketbollisti i parë i ri që nga viti 2010 që regjistron shifra të tilla brenda një ndeshje. I fundit ishte Stephen Curry para 11 vitesh kur regjistroi 24 pikë, 10 asistime, 7 kërcime e 7 treshe të shënuara përballë LA Clippers.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.