LOJTARI I MINNESOTAS MALIK BEASLEY DËNOHET ME 120 DITË BURGIM
Prishtinë(AsistiOnline) – Lojtari i Minnesota Timberwolves, Malik Beasley u dënua të martën me 120 ditë burg pasi u shpall fajtor për një akuzë kriminale, ku i pandehuri ka drejtuar armën në drejtim të një familje jashtë shtëpisë së tij vjeshtën e kaluar.
Zyra e Prokurorit të Qarkut Hennepin njoftoi se Beasley mund të shërbejë qëndrimin e tij në burg pas përfundimit të sezonit të tij NBA, duke caktuar një datë pas 26 majit. Masat e marra Anti-Covid
nga NBA dhe Shtetet e Bashkuara mund të detyrojnë që qarku i Hennepin ta lirojë atë në burgim shtëpiak ku do të ishte tërë kohën i monitoruar.
Një çift dhe fëmija i tyre 13-vjeçar – në gjueti drerësh vjeshtën e kaluar u ndalën në shtëpinë ku Beasley po jetonte me gruan e tij dhe djalin e atëhershëm 18 muajsh pasi që shtëpia ishte pothuajse e shkatërruar. Beasley iu afrua automjetit të tyre dhe u drejtoi pushkën ndërsa ai u tha atyre të
largoheshin.
Një kontroll i policisë më vonë në shtëpi gjeti armë dhe marijuanë. Si pjesë e marrëveshjes së Beasley për pranimin e fajësisë në dhjetor, prokurorët hoqën një akuzë për posedim të drogës të shkallës së pestë.
Pas vendimit, Beasley u shpreh, “Unë nuk jam ai person. Me përulësi kërkoj falje për veprimet e mia”. Si pjesë e kushteve të dënimit, Beasleyt I është ndaluar për tri vite konsumimi I alkoolit dhe ndonjë droge eventuale ndërsa gjatë kësaj kohe të përfundoj programin për kontrollim të temperamentit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.