CURRY SHKËLQEN PËR FITOREN E WARRIORS NDAJ MAGIC, RAPTORS MPOSHTEN PAS DY FITOREVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden State Warriors e kanë arritur fitoren e 14-të në stinorin e ri të NBA-së.
Skuadra e Steve Kerr ka triumfuar përballë Orlando Magic me rezultat tejet të ngushtë, 111-105, por që është shumë i vlefshëm në luftën e tyre për ”play off”.
Steph Curry si zakonisht në këtë stinor edhe sonte, ishte i jashtëzakonshëm për fitoren e Warriors me plotë 40 pikë(prej tyre 10 treshe), 8 kërcime, 5 asiste si dhe 4 topa të vjedhur. Ndihmuar edhe nga Andrew Wiggins që shtoi 21 pikë.
Tek Magic s’mjaftoi për fitore, Nikola Vucevic me 25 pikë e 13 kërcime.
Me këtë triumf, Warriors gjenden në pozitën e 8-të me 14 fitore e 12 humbje. Ndërsa, Orlando gjendet skuadra e 13 në konferencën tjetër me 9 fitore e 17 humbje.
Fitore në këtë mbrëmje në NBA, ka arritur edhe ekipi i Brad Stevens, Boston Celtics që kanë mposhtur Toronton me shifrat finale, 120-106.
Semi Ojeleye me 24 pikë e 6 kërcime, ndihmuar edhe nga Kemba Walker me 21 pikë e 5 kërcime, spikatën në triumfin e Celtics mbrëmë.
Përderisa tek Raptors që iu ndal hovi i fitoreve, Kyle Lowry me 24 pikë e Pascal Siakam me 23 sosh, s’mjaftuan për të bërë diç më shumë.
Në Konferencën e Lindjes të dyja këto ekipe gjenden afër me njëra tjetrën, Celtics pozicionohen ekipi i 4-të me 13 fitore e 11 humbje. Ndërsa, Raptors të 6-tit me 12 fitore e 14 humbje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.