JAZZ VAZHDOJNË SHKËLQIMIN, MPOSHTIN THELLË EDHE MILWAUKEEN!
Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazz kanë vazhduar me formën perfekte në këtë stinor të NBA-së edhe gjatë kësaj mbrëmje.
‘Gjezerët’ kësaj rradhe arritën fitore të thellë, ndaj një ekipi të papërshtatshëm si Milwaukee duke e mposhtur me shifrat finale, 129-115.
Individët më të dalluar në fitoren e gjashtë radhazi për Jazz ishin, Joe Ingles e Rudy Gobert me nga 27 pikë, ndihmuar edhe nga Donovan Mitchell me 26 pikë.
Te Bucks s’mjaftuan për fitore, Giannis Antetokounmpo me 29 pikë e 15 kërcime, por as Brook Lopez me 23 pikë.
Ishte kjo fitorja e 21 sezonale për gjezerët, karshi vetëm 5 disfatave dhe kjo skuadër gjendet si e para në Konferencën Perëndimore. Ndërsa, Milwaukee gjenden në pozitën e dytë në Lindje me 16 fitore e 10 humbje.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=etGUhzkzxbA
Komentet janë të mbyllura.