Basketboll

NJË NGA BASKETBOLLISËT KRYESORË, LARGOHET NGA PONTE PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët kryesorë të Ponte Prizrenit në javët e fundit, Jeremiah Paige befasisht është larguar nga skuadra prizrenase.

Amerikani që erdhi me shumë bujë tek skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati, sot veçse është nisur drejt SHBA-ve, për tu larguar nga Kosova me shkak kryesor, diciplinën, gjithnjë duke e cituar klubin prizrenas të cilët e kanë larguar për këtë gjë.

”Lojtari amerikan Jeremiah Paige nga sot nuk është pjesë e skuadrës sonë. Kjo ishte vendimi i shtabit teknik, të cilët nuk ishin të kënaqur me disciplinën e lojtarit përkundër kualitetit të lartë si lojtarë. Me insistim të agjentit të lojtarit, klubi liroi lojtarin duke caktuar një klauzolë duke ju referuar kontratës mes lojtarit dhe klubit. Jemi të lumtur që në politikën e klubit tonë mbizotërojnë: Rregullat, diciplina e pastaj suksesi. Vazhdojmë”, thuhet në njoftimin e klubit simpatik nga Prizreni.

26 vjeçari nga Denveri i SHBA-ve, në 10 ndeshje të zhvilluara me Ponte Prizrenin ka luajtur me mesatare prej, 15.6 pikëve, 4.8 kërcime, 2.6 asiste e 1.6 topa të rrëmbyer për ndeshje.

Skuadra e Ponte Prizrenit shpejtë pritet ta gjejë zëvendësimin e tij me një lojtar të ri.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.