KEVIN LOVE DREJT RIKTHIMIT NGA LËNDIMI, FILLON STËRVITJET ME CLEVELAND!
Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni i vitit 2016 me Cleveland Cavaliers, Kevin Love po i afrohet rikthimit në parket nga lëndimi që pësoi.
Love që ka qenë jashtë skuadrës që nga 27 dhjetori I vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi në
kofshën e këmbës së djathtë, ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij që të rikthehet sa më shpejtë në
dispozicion të trajnerit J. B. Bickerstaff.
Me skuadrën që kanë vendosur ta largojnë Drummondin, Kevin Love do ishte një armë e fortë për
vazhdimësinë e kampionatit në këtë moment delikat, ku Cleveland ka seri prej 10 fitore e 19 humbjeve deri tani.
Kevin Love pritet të rikthehet në fund të javës apo në fillim të javës së ardhshme.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.