Basketboll

AFK BOREA – PONTE PRIZRENI NGA ORA 16:30

AFK Borea dhe Ponte Prizreni e hapin sot xhiron 23-të të Superligës së Basketbollit. Sa i përket ndeshjes, favorit apsolut për ta fituar këtë përballje ështe ekipi i drejtuar nga Arbnor Rifati, pasi AFK Borea është fundosur në fundin e renditjes tabelare pas problemeve financiare që kishte dhe kështu zyrtarët e kësaj skuadre vendosën që kampionatin ta përmbyllin me lojtarë të rinj dhe forca 100% vendore.

Nga ana tjetëer, Ponte Prizreni ka skuadër cilësore dhe këtë e ka dëshmuar deri më tani dhe kështu një fitore eventuale e tyre do të bënte që ata ta përmirësonin bilancin e përgjithshëm me humbje dhe fitore, pasi tani kanë 11 fitore e 11 humbje.

Ndeshja AFK Borea – Ponte Prizreni zhvillohet nga ora 16:30 dhe transmetohet direkt në platformën më atraktive dhe më ekskluzive në vendin tone Art Motion, më saktësisht në ART Sport 1./Asisti.

Komentet janë të mbyllura.