Basketboll

VAZHDON LUFTA E MADHE E VËLLAZNIMIT, SUPER-FITORE EDHE NDAJ PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka arritur edhe fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës.

Gjakovarët kanë mposhtur Pejën me rezultat të thellë, 82-63, duke arritur ti fitojnë pothuajse të gjitha periodat e ndeshjes përpos të fundit(13-10, 26-12, 24-15, 19-26) me një ndeshje që ishte monotone për faktin se vendasin e dominuan në tërësi nga fillimi e deri në fund.

Te Peja sonte nuk funksionoi apsolutisht as edhe një gjë e vetme e kjo ia bëri Vëllaznimit shumë më të lehtë arritjen tek fitorja e gjashtë sezonale.

Komplet pesëshja e parë te Vëllaznimi arritën pikë dyshifrore: Ty Nichols me 25 pikë, Robert Shestani, Emmanuel Omogbo e Cedric Council me nga 14 pikë secili, si dhe Andi Shehu që shtoi 12 sosh.

Te Peja pikë dyshifrore arritën 3 lojtarë: Laron Dendy(19), Brandon Walters(17) dhe Ermal Bojku(12).

Pas xhiros së 21-të, Vëllaznimi do të vazhdojë të mbetet i fundit me 27 pikë, 6 fitore e 15 humbje. Ndërsa, Peja mbetet e 4-ta me 32 pikë, 12 fitore e 8 humbje, si dhe një ndeshje më pak.

Në xhiron e radhës, Vëllaznimi luan ndaj Rahovecit e Peja i shkon Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.