Basketboll

PONTE PRIZRENI ME FITORE TË THELLË NDAJ BASHKIMIT, RIKTHEN KREUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar përballjen e mbetur nga xhiro e 20të e Superligës, duke arritur të mposhtë rivalin lokal, Bashkimin.

Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka triumfuar ndaj Bashkimit me rezultat mjaftë të thellë, 117-95.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, skuadra e Ponte Prizrenit ishte ajo që e dominoi ndeshjen nga fillimi e deri në fund, duke i fituar të gjithë çerekët(24-22, 39-30, 29-23, 25-20) dhe me meritë e fitoi në fund krejtësisht ndeshjen që në fakt ishte parashikuar të jetë më interesante.

Komplet pesëshja startuese e Ponte Prizrenit arriti pikë dyshifrore sonte: Landon Talliaferro(31), Kwame Vaughn(26), Divine Myles(23), Arti Hajdari(20) e Urim Zenelaj(20).

Te Bashkimi me lojë të mirë u dalluan: Musab Mala me 33 pikë, Milos Latkovic me 28 pikë e Obina Oleka me 23 sosh.

Pas kësaj ndeshje, Ponte Prizreni rikthehet në pozitën e parë së paku përkohësisht me 35 pikë, 14 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Bashkimi mbetet i 5-ti me 31 pikë, 10 humbje e 11 fitore.

Në xhiron e ardhshme, Ponte Prizreni i shkon yllit e Bashkimi ndaj Trepçës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.