Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shkarkimit të Jordanço Davitkovit, skuadra e Pejës e ka gjetur trajnerin e ri që do ti prijë ekipit në vijim të stinorit.
Pejanët çaste më parë kanë konfirmuar, se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin malazez, Dragan Radoviç i cili ditë më parë dha dorëheqje nga KB Prishtina.
”
Nje sezone e veshtire, ndryshe ne shume aspekte dhe me shume çudira. Ne sot prezentojme trajnerin e katert per kete sezone, e ai eshte trajneri me pervoj dhe me trofe ne e basketbollin e Kosoves, i cili se fundmi udheheqi Prishtinen drejt trofeut te Kupes. Dragan Radovic do te jete trajneri jone i ri i cili duke i ditur te gjitha problemet tona ka vendosur qe te na bashkohet dhe ta bejme nje mbyllje sa me te sukses’shme te sezones. I urojme shume sukses dhe fat”, thuhet në njoftimin e KB Peja.Të kujtojmë se javë më parë, Radoviç e fitoi Kupën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka udhëhequr edhe me Bashkimin e Yllin./AsistiOnline.com/