BAKER ME TRIPLE-DOUBLE MONSTRUOZ, VASHAT GJAKOVARE RIKTHEHEN TE FITORET
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka arritur një fitore të thellë në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Femrave.
Vashat gjakovare kanë triumfuar në shtëpinë e tyre, ”Shani Nushi” të Gjakovës ndaj Kastriotit të Ferizajit me rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 108-78.
Pas disfatën në javën e kaluar nga Bashkimi, ishte kjo fitore pa telashe për ekipin e Pal Sylës, që vazhdon të mbetet në pozitën e dytë të renditjes dhe me me gjasa reale për ta nisur play off-in nga kjo pozitë.
Dy amerikanet e skuadrës gjakovare edhe në këtë fitore ishin fantastike për Vëllaznimin: Ravena Baker me triple-double fantastik(45pk, 15ast, 14krc, 5tvj), Sarah Mgbeike me double-double poashtu fantastik(36pk, 28krc, 7 ast, 5blk), por u dalluan edhe Festa Bicurri me 11 pikë e Benita Juniku me 8 pikë.
Te Kastrioti me lojë të mirë u dalluan: Basketbollistja e talentuar, Agnesa Rrahmani me plotë 37 pikë, Amani Alexander me 20 pikë e Andrea Iavarone me double-double(14pk, 14krc).
Pas xhiros së 16-të, Vëllaznimi gjendet i dyti në tabelë me 27 pikë, 11 fitore e 5 humbje. Ndërsa, Kastrioti mbetet i parafundit me 18 pikë, 2 fitore e 14 humbje.
Në xhiron e radhës, Vëllaznimi e pret Prishtinën, ndërsa, Kastrioti luan ndaj Penzës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.