LIS SHOSHI NË STËRVITJE ME PEJËN
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti më i ri i KB Peja, Lis Shoshi ka dalur sot në stërvitje me skuadrën e re.
26 vjeçari që vije po nga qyteti i Pejës, dje u zyrtarizua te verdhezinjët si lojtari më i ri i ekipit, sot ka zhvilluar edhe stërvitje me bashkëlojtarët.
Foton e Lisit në stërvitje me Pejën e ka publikuar vetë klubi pejan në faqen zyrtare.
Shoshi nuk është ndryshimi i vetëm te Peja gjatë këtyre ditëve, pasiqë drejtuesit e skuadrës kanë emëruar për trajner të ri, Dragan Radoviçin dhe kanë transferuar fundorin amerikan, A.J Walton.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.