Basketboll

KUQEZINJËT KANE ARSYJE PËR TË BESUAR, FITORJA E TRETË RADHAZI

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka arritur edhe fitoren e tretë me rradhë në Superligën e Kosovës, duke vazhduar të besoj se do të mbetet pjesë e elitës kosovare.

Gjakovarët kanë triumfuar sonte ndaj Rahovecit me rezultain përfdundimtar, 74-68.

Vëllaznimi e nisi më mirë ndeshjen që në start, duke fituar dy periodat e para të takimit(20-15, 23-14) dhe mbylli pjesën e parë me avantazh të konsideruar, 43-29.

Në pjesën e dytë, Rahoveci paksa u këndell dhe fitoi të dy çerekët vijues ngushtë(17-21, 14-18) por që nuk arriti të shkrijë minusin e madh nga pjesa e parë dhe fitorja ju takoi vendasve.

Individët më të dalluar në fitoren e gjakovarëve sonte ishin: Tiwian Kendley me 21 pikë, Ty Nichols me 19 pikë, Emmanuel Omogbo me 15 pikë dhe Robert Shestani me 10 pikë.

Te Rahoveci s’mjaftuan për fitore: Altin Morina me 18 pikë dhe Ed Daniel me 15 pikë.

Pas kësaj ndeshje, Vëllaznimi përkohësisht ngritet në pozitën e 7-të me 29 pikë, 7 fitore e 15 humbje. Ndërsa, Rahoveci mbetet i 3-ti me 35 pikë, 13 fitore e 9 humbje.

Në xhiron e radhës, Vëllaznimi luan në udhëtim te Ponte Prizreni e Rahoveci e pret Pejën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.