INTERESANTE: 3 TRAJNERË DEBUTOJNË SOT NË SUPERLIGËN E KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Mund të tingëllon e çuditshme në këtë pjesë të stinorit, por plotë 3 trajnerë të rinjë debutojnë sot me skuadrat e Superligës së Kosovës.
Franko Sterle me Bashkimin, debuton sot përballë Trepçës dhe mbetet të shihet se sa do të ketë impakt në lojën e portokallinjëve, trajneri i ri kroat.
Në duelin, Prishtina-Peja, në fakt do të ri-debutojnë në Superligën e Kosovës, Ljupche Malinkov(ish-trajneri i Vëllaznimit të Gjakovës) për Sigal Prishtinën dhe Dragan Radoviç për Pejën.
Do të jetë interesante çasja e Dragan Radoviçit ndaj ish-skuadrës, Prishtinës të cilën e udhëhoqi deri para dy javësh, por më pas dha doëheqje, pas gjithë kësaj u ofertua nga Peja dhe e pranoi atë.
Sterle me Bashkimin luajnë ndaj Trepçës nga ora 17:00, ndërsa Malinkov dhe Radoviç përballen me skuadrat e tyre të reja nga ora 19:00.
Të dyja ndeshjet transmetohen direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Artmotion. Kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.