Basketboll

BOSTON NDALET! MPOSHTET PAS 4 FITORESH NGA BROOKLYN NETS

Prishtinë(AsistiOnline)Edhe pse u rikthye Marcus Smart në përbërjen e Brad Stevens, 17 herë kampionët nuk arritën ta marrin fitoren e pestë rresht. Kështu, Nets të udhëhequr nga Kyrie Irving mposhtën Bostonin me rezultat 121-109 në Barclays Center.

Ishte mbrëmja e australianit që në këtë takim shënoi pothuajse dyfishin e pikëve të James Hardenit i cili natën e mbylli me shifra double double. Irving ishte fantastik duke shënuar, besoni apo jo, plotë 40 pikë duke kontribuar edhe me 8 kërcime e 3 asistime që e bën më meritorin për këtë rezultat. Poashtu, veteran Australian shënon për të pestën herë mbi 40 pikë për Nets deri më tani dhe vetëm Vince Carter dhe John Ëilliamson kanë më shumë. Në mugesën e Durantit dhe Griffinit të sapo ardhur, James Harden përsëri la gjurmë me dyshifror të dyfishtë me 22 pikë e 10 kërcime, shtoja kësaj edhe 8 asistime.

Nga ana tjetër, Bostoni që ishte në gjah për fitoren e 5 rresht, më I mirë ishte vetëm në çerekun e parë ku edhe krijoji një epërsi +11 pikë, por një rikthim i shpejt I Brooklynit bën që Bostoni të jetë pjesën më të madhe të takimit në ndjekje të rezultatit. Më I miri te 17 herë kampionët ishte Jayson Tatum me 31 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

Me këtë fitore, Nets kanë arritur 11 triumfe në 12 ndeshjet e fundit ndërsa Bostoni regjistroi humbjen e 18 krahas 19 fitoreve.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=mmcTdgBX0Ik

Komentet janë të mbyllura.