Basketboll

LEKNDREAJ THOTË SE JANË PËRGATITUR SHUMË PËR TREPÇËN, KA NJË MESAZH PËR TIFOZËT PRISHTINAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të rëndësishëm në ekipin e Prishtinës, sivjet është edhe basketbollisti nga Shqipëria, Daniel Lekndreaj.

Para ndeshjes së sotme që Prishtina e zhvillon në udhëtim te Trepça, AsistiOnline.com ka kontaktuar me basketbollistin luftarak nga Shkodra që sivjet po mbron ngjyrat e Prishtinës dhe Lekndreaj tha se janë përgatitur shumë për ndeshjen ndaj Trepçës dhe ka një mesazh për tifozët prishtinas.

Ndeshjen me Trepçën e kemi vlerësuar maksimalisht edhe për vet faktin që është një rival direkt për ne. Kemi zhvilluar stërvitje intensive me trajnerin e ri, gjatë gjithë javës dhe jemi përgatitur tejet shumë. Gjithmonë futemi në parket për fitore, pasi Prishtinës i takon me qenë një rival i fortë për gjitha ekipet.
Dua të them edhe diçka, na vjen shumë keq për shikuesit tanë e Plisat që ndodhemi në një pozitë të tillë, por do luftojmë shumë shumë ta lartësojmë emrin e Prishtinës aty ku e meriton, sepse Prishtina është emër kampionësh”, u shpreh Lekndreaj.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.