NDESHJE E ZJARRTË MES BROOKLYNIT DHE NEW YORKUT, HARDEN LUAN ME TRIPLE-DOUBLE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Brooklyn Nets ia ka dalë të marrë edhe fitorën e 27-të sezonale ndaj rivalëve lokal të Knicks duke u barazuar kështu për nga numri i fitoreve të arritura me Philadelphian që mbanë pozitën e parë në lindje.
Rezultati përfundimtar i këtij dueli ishte 112-117 (30-35, 25-32, 29-29, 28-21).
Në pjesën e parë më të disponuar për lojë ishin vendasit, të besuarit e Steve Nash dhuruan performancë shumë të mirë në “Barclays Center” duke shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultatin 67-55 apo thënë ndryshë me një epërsi solide prej 12 pikëve.
Pjesa e dytë ishte krejt tjetër, ani pse Brooklyni në fillim të çerekut të tretë shkoi deri në +20 pikë, Knicks
vazhdonin të riktheheshin në lojë dhe të mos dorëzoheshin, duke bërë pastaj edhe befasinë në çerekun
e katërt.
Një minutë pa përfunduar ndeshja, skuadra e Neë York Knicks pati disa mundësi të mira për ta barazuar
rezultatin, por që fatkeqsisht për ta nuk u realizuan e krejt në fund edhe ylli i skuadrës, Julius Randle
gaboi dhe nuk arriti dot të gjuaj për tre pikë për ta barazuar rezultatin me ndeshjën që u mbyll me
shifrat përfundimtare: Neë York 112-117 Brooklyn.
Më të mirët në këtë takim ishin James Harden që luajti më triple-double(21, 15, 15) dhe Kyrie Irving që
realizoi 34 pikë. Nga ana tjetër tek Knicks paraqitje të mirë pati Randle me 33 pikë e 12 kërcime.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.