KRASNIQI TREGON SE ISHTE AFËR KLUBIT QË GARON NË BIBL, SI DHE ARSYJEN QË DËSHTOI MARRËVESHJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Blerim Krasniqi është një prej trajnerëve më të vjetër dhe më me përvojë që kanë mbetur në basketbollin e Kosovës aktualisht.
Në episodin 442 të ASISTIT, dje ishte i ftuar pikërisht Krasniqi i cili foli edhe për një ofertë që e kishte së fundmi nga një skuadër që garon në Ligën Ballkanike, të cilës ia përmendi edhe emrin dhe njëkohësisht tregon se pse dështoi marrëveshja me ta.
”Sivjet kisha një ofertë nga një ekip i cili garon në Ligën Ballkanike, konkretisht nga KK Kumanovo nga Maqedonia e Veriut, por në fund dështoi për dy arsyje. Isha i obliguar ta ndjeki një provim të organizuar nga Shoqata e trajnerëve të shtetit të Maqedonisë të cilin të them të drejtën nuk e kisha problem ta përfundoj, por kusht kryesor ishte një pagesë financiare e konsiderueshme ndaj Shoqatës së trajnerëve atje, një shumë e caktuar të cilën unë nuk e realizova. Krejtë ajo që dua të them, se ky megjithatë është një shembull i mirë për njerëzit në basketbollin e Kosovës, se si në shtete të tjera i çmojnë dhe mbrojnë trajnerët vendorë, për dallim nga ne që i nënçmojmë dhe nuk ju japim rastin”, potencoi Krasniqi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.