Basketboll

NJË XHIRO SUPER E NXEHTË, FAVORITËT FITUAN ME TELASHE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar ditën e djeshme, xhiro’ja e 23-të në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Një javë shumë e nxehtë, me takime tejet interesante të cilat sollën shumë rivalitet, por edhe rezultate interesante pothuajse në të gjitha ndeshjet.

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj AFK Borea-s të premtën mbrëma. Pa ndonjë telashe, duke treguar se do të jetë kafshatë e fortë, për çdo ekip në Play Off.

Duhet theksuar se në kuadër të kësaj xhiroje, Rahoveci të shtunën e ka mposhtur Bashkimin në një super-ndeshje që dha rivalitet të madh në parket.

Përderisa, Golden Eagle Ylli ishte skuadër më e mirë se Trepca të dielën, duke e konfirmuar pozitën e dytë në renditje edhe pas kësaj xhiroje.

Ndërsa punë më të vështirë se në letër, pati liderja e renditjes tabelare, Prishtina. Që mposhti me shumë telashe, një ekip tejet modest si Lipjani që po luan shumë mirë në stinorin pranveror.

Pas 23 xhirove të luajtura është Z Mobile Prishtina që vazhdon të jetë skuadra e vetme pa humbje në Superligën e Kosovës dhe kështu kryeson në renditjen tabelare, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci e Ponte Prizreni.

Komentet janë të mbyllura.