Basketboll

”PO TË ISHA PYETUR UNË, SUPERLIGA DO TË BËHEJ ME 6 EKIPE”

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri më i trofeshëm në historinë e basketbollit të Kosovës, Arben Krasniqi nuk po e sheh si të duhur idenë për zgjerimin e Superligës së Kosovës.

Në një prononcim në ASISTIN 443, Krasniqi ka thënë se ideja për zgjerimin e elitës kosovare është e gabuar, madje po të pyetej ai, do të duhej të ishte me 6 ekipe.

Kjo ide është e gabuar, po të isha pyetur unë do e kisha bërë Superligën me 6 ekipe. Nëse ne flasim për një zhvillim të mirfilltë të basketbollit, kjo është e mirë që lojtarët vijnë nga liga të forta, por nëse e shohim se si jemi në raport me lojtarët vendorë, kjo është e keqe. Kosova nuk ka kapacitet për 10 ekipe, duhet të orientohemi në kritere se cilat klubet mund të luajnë në Superligë, organizimi i klubeve duhet me qenë më i mirë. Shumica e klubeve në Kosovë nuk punojnë 12 muaj po 7 sosh. Lojtarët dhe trajnerët paguhen 7 muaj, ky është një problem i madh, një problem tjetër është se 8 ekipe duan të bëhen kampion, gjë që është legjitime, por duhet ta shohin veten realisht se për çka janë”, ka thënë Krasniqi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.