Basketboll

ISTOGU MPOSHT MH PRISHTINËN “HIJE” E DRITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 16-të në Ligën e parë ndaj Marigona Hill Prishtinës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Klinë, istogasit kanë arritur të mposhtin ekipin prishtinas, 84-71.

Lojtarë më të dalluar në këtë fitore të Istogut sonte ishin: Mirlind Zekaj me 21 pikë, Ardit Pepaj e Diamant Shabani me nga 16 pikë, si dhe Sadik Alushaj me 13 sosh.

Te MH Prishtina me lojë të mirë u dalluan, Diart Gashi me 18 pikë, Drilon Gashi me 15 pikë, si dhe Ilir Hasani e Aron Laja me nga 11 pikë.

Me këtë fitore, Istogu arrin në kuotën e 30 pikëve me 14 fitore e 2 humbje në pozitën e dytë. Ndërsa, MH Prishtina mbetet e 4-ta me 25 pikë, 9 fitore e 7 humbje.

/AsistiOnline.com/

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.