Basketboll

VUSHTRRIA ME FITOREN E DYTË RRESHT, S’DORËZOHET PËR PLAY OFF

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Vushtrria e ka arritur fitoren e dytë rresht në Ligën e parë.

Skuadra nga qyteti i lashtë i Vushtrrisë, ka triumfuar në shtëpi ndaj Megasportit me rezultat të përgjithshëm 90-87, duke vazhduar luftën për tu kyçur në play off.

Individët më të dalluar në këtë fitore të tyre sonte ishin: Erhan Sholla me 38 pikë e Engjell Ramaj me 20 sosh.

Te Megasporti s’mjaftuan për fitore: Rigon Hasi me 23 pikë dhe Ensar Muriqi me 16 pikë.

Pas kësaj fitore, Vushtrria pozicionohet e 6-ta me 24 pikë, 8 fitore e 8 humbje. Ndërsa, Megasporti mbetet në pozitën 7 me 20 pikë, 4 fitore e 12 humbje.

Në xhiron e ardhshme, Vushtrria i shkon Marigona Hill Prishtinës e Megasporti e pret As Prishtinën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.