DACI ME TRIPLE-DOUBLE, BASHKIMI ME FITORE RUTINORE
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka arritur edhe një fitore rutinore në Superligën e Femrave.
Vashat prizrenase kanë arritur fitore të thellë në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat, 58-108.
Individet më të dalluara në këtë fitore të portokallinjeve ishin, Jeta Zeka e Sara Vraniqi me nga 23 pikë, Saranda Daci me triple-double(20pk, 19krc, 12 ast, 3tvj, 4bllk), Arba Hashani me 13 pikë, Irma Konjusha me 11 e Erjona Krasniqi me 10 sosh.
Te Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Agnesa Rrahmani me 21 pikë, Andrea Iavarone me double-double(18pk, 14krc) dhe Anita Grainca poashtu me double-double(10pk, 13krc).
Pas kësaj fitore, Bashkimi blindon pozitën e parë me 36 pikë, 17 fitore e 2 humbje dhe play off-in do ta nisë nga pozita e parë.
Përderisa, Kastrioti mbetet i parafundit me 22 pikë, 3 fitore e 16 humbje.
Në xhiron e fundit, Kastrioti i shkon Prishtinës e Bashkimi e pret Vëllaznimin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.