Basketboll

KBF PRISHTINA MPOSHT PENZËN DHE RIKTHEN POZITËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka mposhtur Penzën në derbin e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës te Femrat.

Në një ndeshje që e kontrolluan nga fillimi e deri në fund, skuadra e Prishtinës arriti që me meritë të mposhtë  Penzën në ”Karagaç” me rezultat të përgjithshëm, 56-75.

Basketbollistet më të dalluara në fitoren e Prishtinës sonte ishin: Enxhi Xhanaj me 23 pikë, Da’jah Daniel me double-double(18pk, 16krc) dhe Era Shatri me 17 pikë.

Te Penza vetëm Valbona Bytyqi arriti pikë dyshifrore, 22 sosh.

Pas kësaj fitore, Prishtina rikthehet në pozitën e dytë me 31 pikë, 12 fitore e 7 humbje. Ndërsa, Penza mbetet në vendin e tretë me 31 pikë poashtu, 12 fitore e 7 humbje.

Në xhiron e fundit të stinorit të rregullt, Prishtina e pret Kastriotin e Penza i shkon Trepçës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.