Basketboll

FAZLI VITIA ME 48 PIKË, S’E SHPËTON LIPJANIN NGA HUMBJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e fundit e javës në Ligën e parë, ndërmjet As Prishtinës dhe Lipjanit është përcaktuar pas vazhdimeve.

Skuadra kryeqytetase As Prishtina ka mposhtur me shumë mund dhe atë pas vazhdimeve 100-93, Lipjanin që me këtë disfatë veçse është përshëndetur edhe nga Liga e parë.

Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Asit sonte: Don Polloshka(28), Rron Kurti(25) dhe Endrit Berisha e Dardan Sejdiu(13).

Te Lipjani s’mjaftuan për fitore: Fazli Vitia me plotë 48 pikë, Besmir Nuli me 17 pikë e Arjanit Krasniqi me 13 sosh.

Me këtë fitore, As Prishtina mbetet në pozitën e 3-të me 27 pikë, 12 fitore e 3 humbje, si dhe një ndeshje më pak. Ndërsa, Lipjani mbetet i fundit me vetëm 1 fitore e 15 humbje.

Në xhiron e ardhshme, As Prishtina i shkon Megasportit e Lipjani e pret New Basketin.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.