Basketboll

PRISHTINA PËR TI IKUR FUNDIT, PRIZRENI KTHIMIN E KREUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 26-të e Superligës së Kosovës, mbyllet në kryeqytet me një duel që pritet të jetë shumë interesant.

Bëhet fjalë për duelin mes Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit. Prishtinasit, fitues të Kupës dhe Superkupës ndodhen në vendin e shtatë, me një pikë më shumë se Vëllaznimi dhe një më pak se Trepça, andaj kjo përballje është vendimtare për bardhekaltrit. Ndërkohë, prizrenasit janë në vendin e parë dhe synojnë të mbesin në këtë pozitë për garat e rregullta.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 26

E dielë

19:00, Prishtina – Prizreni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.