Basketboll

FITORJA E DYTË RRADHAZI PËR PEJËN, TREPÇA RREZIKON ”PLAY OUT”-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Fitorja e dytë rrafhazi ka ardhur sonte për Pejën, që ka mposhtur Trepçën në një ndeshje mjaftë interesante në ”Karagaç”.

Pejanët kanë triumfuar ndaj Trepçës me rezultat përfundimtar, 84-76.

Që në start skuadra e Pejës tregoi se po e kërkon shumë seriozisht fitoren, duke i fituar dy periodat e para të takimit(25-21, 27-18) dhe pjesa e parë u mbyll 52-39.

Në pjesën e dytë, Trepça u duk se po këndellet sepse e fitoi atë me rezultat 13-21. Porse, Peja shpejtë u rikthye te loja e mirë dhe e fitoi periodën vendimtare 19-16, për të mos lejuar përmbysje dhe arriti fitore të merituar.

Individët më të spikatur në fitoren e sontme të Pejës ishin: Dardan Berisha me 24 pikë, Lis Shoshi me 23 pikë(5/5 për treshe, nuk ka gabuar që nga rikthimi nga lëndimi nga kjo pozitë), Brandon Walters arriti double-double(17pk, 13krc), si dhe Leron Dendy me 14 pikë.

Te Trepça s’mjaftuan për fitore: Dino Butorac me 21 pikëDrilon Hajrizi me double-double(18pk, 10krc), Stavros Toutziarakis poashtu me double-double(13pk, 12krc) e Dillon Smith që shtoi 11 pikë.

Me këtë fitore, Peja pozicionohet e 4-ta me 40 pikë, 14 fitore e 12 humbje. Ndërsa, Trepça mbetet e 6-ta me 36 pikë, 10 fitore e 16 humbje.

Në xhiron e parafundit, Peja luan derbin ndaj Yllit e Trepça e pret Rahovecin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.