PONTE PRIZRENI RIKTHEN KREUN, PRISHTINA RREZIKON SERIOZISHT RËNIEN!
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka fituar duelin e fundit të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës ndaj Sigal Prishtinës.
Basketbollistët e Arbnor Rifatit, kanë arritur të mposhtin skuadrën e Sigal Prishtinës me rezultat të përgjithshëm të sfidës 101-105.
Ponte Prizreni e nisi më mirë këtë ndeshje, duke fituar çerekun e parë(26-36), ndërsa, Prishtina u rikthye në lojë duke e fituar atë të dytë(26-20) dhe skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me avantazhin e Ponte Prizrenit, 52-56.
Në pjesën e dytë, Prishtina arriti ta fitojë periodën e tretë(29-20) dhe e nisi periudhën vendimtare me 5 pikë diferencë, por mysafirët nuk u dorëzuan duke arritur të rikthejnë epërsinë e pjesës së parë dhe e fituan takimin.
Landon Talliaferro me 28 pikë(8 trepikësha), Divine Myles me 27 pikëKwame Vaughn me 26 pikë e Josh Martin me 11 pikë u dalluan në këtë fitore të prizrenasve sonte.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore: Tevin Mack me 32 pikë, Nigel Johnson me 28 pikë, Edmond Azemi me 12 e Fis Rugova me 10 sosh.
Pas kësaj fitore, Ponte Prizreni rikthehet në krye të tabelës me 44 pikë, 18 fitore e 8 humbje. Ndërsa, Prishtina mbetet e parafundit dhe me pikë të barabarta me vendin e fundit(Vëllaznimin) nga 35 pikë, 9 fitore e 17 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Prizreni e luan derbin lokal ndaj Bashkimit e Prishtina i shkon Vëllaznimit në duelin direkt për mbijetesë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.