DËNIME TË KONSIDERUESHME NGA XHIRO E 26-TË, SIDOMOS PËR TRAJNERËT
Prishtinë(AsistiOnline) – Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshjet e Superligës së Kosovës te meshkujt nga xhiroja e 26-të, Komesari i Garave të FBK-së ka bërë regjistrimin e këtyre ndeshjeve.
Përpos regjistrimit të ndeshjeve ashtu siç janë arritur rezultatet në parket, janë shqiptuar edhe një numër i konsiderueshëm i dënimeve në të holla, shkaku i thyerjes së rregulloreve të FBK-së.
Vendimet:
Michel Wilbekin i Golden Eagle Yllit, konform nenit 50.1 të PG është dënuar me 100 euro.
Altin Morina i Rahovecit konform nenit 50.1 të PG është dënuar poashtu me 100 euro.
Trajneri i Trepçës, Serhat Sehit konform nenit 50.2 të PG është dënuar me 150 euro.
Ndërsa, Arbnor Rifati i Ponte Prizrenit konform nenit 50.2 të PG ka marrë dënimin më të lartë me 300 euro.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.