Basketboll

MISINI: I KEMI BORXH MITROVICËS MBIJETESËN E PASTAJ EDHE ”PLAY OFF”-IN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej drejtuesve kryesorë të KB Trepçës, Lindrit Misini ka dërguar një mesazh të qartë për qytetarët e Mitrovicës dhe tifozërinë, Torcida në lidhje me klubin e zemrës.

Nga studio e ASISTIT, Misini ka thënë se e kanë marrë klubin në pozitë të vështirë, por ju kanë borxh qytetarëve të Mitrovicës, mbijetesën e pastaj edhe ”play off”-in.

Që në fillim ne kemi marrë një mision koxha të vështirë me qëllim të futemi në ”play off”, ka ardhur situata ku një fitore na siguron ”play out”-in e dy fitore ”play off”-in i gjithë qyteti është me ne, nëse jo në sallë, emocionalisht po. Ne i kemi borxh Mitrovicës së pari mbijetesën, pastaj edhe ”play off”-in. Atmosfera është e mirë lojtarët janë në formë të gjithë, kanë përkrahjen e kryesisë edhe trajneri dhe e dimë të gjithë se dikush duhet të bie nga liga, por e jona është që të luftojmë dinjitetshëm dhe ta kryejmë punën tonë”, deklaroi nënkryetari i ”minatorëve”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.